Pochettino: Me 12 lojtarë të lënduar vështirë të fitosh
Barazim zhgënjyes për Chelsean në duel me Bournemouth (0-0), ndeshje kjo e zhvilluar dje në kuadër të Premier Leagues.
‘Blutë’ e Londrës deri tani kanë vetëm pesë pikë, pavarësisht milionave të investuara.
Trajneri Mauricio Pochettino e pranon se pritshmërit janë më të mëdha për shkak të parave të shpenzuara. Por, sipas tij, me 12 lojtarë të lënduar nuk mund të pritet më shumë.
“Ka shumë pritshmëri për shkak të parave të shpenzuara. Me gjithë ekipin në dispozicion mund të konkurrojmë, por ende nuk e kam gjithë skuadrën në dispozicion”, tha ai.
Çfarë mund të bëj? Sot munguan 12 lojtarë për shkak të lëndimit. Kjo është situata. Skuadra është e re dhe ne duhet të kuptojmë dhe të ndjejmë se çfarë do të thotë të jesh lojtar i Chelseat”, ka theksuar Pochettino.