Pochettino mbron Sanchez-in: Gabimet ndodhi në futboll

Pochettino mbron Sanchez-in: Gabimet ndodhi në futboll

Trajneri i Chelsea-t, Mauricio Pochettino e ka mbrojtur portierin Robert Sanchez pas barazimit me Arsenalin.

“Blutë” e Londrës dhe ‘Topçinjtë’ luajtën baras (2-2), të shtunën në derbin e madh të Premier League-s.

Sanchez pësoi dy gola në finish të ndeshjes, dhe ‘gardiani’ spanjoll ishte fajtor në golin e parë pasi pësoi një gol nga distanca të shënuar nga Declan Rice.

Megjithatë, Pochettino këmbëngul se ai është i kënaqur me portierin që ka në dispozicion.

“Ne jemi shumë të lumtur me të. Ai sigurisht është i zhgënjyer, por gabimet ndodhin në futboll”, ka thënë Pochettino.

“Ai gol i dha Arsenalit besim në lojë. Ndoshta ne mund ta lexonim situatën më mirë. Mund të rrezikonim më shumë për shkak të filozofisë sonë. Nuk duhet fajësuar askënd, janë gjera që ndodhin”, ka theksuar strategu argjentinas.

Share This