Pochettino: Lukaku është një lojtar i Chelsea, sezonin e ardhshëm mund të qëndrojë me ne
Trajneri i Chelsea-t, Mauricio Pochettino ka folur së fundmi për të ardhmen e Romelu Lukaku, sulmuesit belg që aktualisht është i huazuar te Roma deri në përfundim të këtij sezoni, por kartoni i tij është në pronësi të “bluve” të Londrës.
Argjentinasi zbuloi se Lukaku është duke u marrë në konsideratë për të qenë pjesë e Chelsea-t për sezonin e ardhshëm.
“Lukaku është lojtar i Chelsea-t, ndaj sigurisht që do t’i kushtojmë vëmendje. Për të ardhmen është një opsion, por nuk kemi marrë ende asnjë vendim”, deklaroi Pochettino.
Sulmuesi 30-vjeçar ka shënuar 18 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon me Roma-n, duke treguar një formë të mirë me “verdhekuqtë”.