Pochettino kërkon një mbrojtës, Balde në listën e londinezëve

Pochettino kërkon një mbrojtës, Balde në listën e londinezëve

Mbrojtësi i Barcelonës, Alejandro Balde, raportohet se në janar mund të transferohet te Chelsea.

“Blutë” e Londrës janë në kërkim të mbrojtësi të majtë dhe trajneri Maurucio Pochettino është i pakënaqur me opsionet e tij aktuale.

Sipas mediave spanjolle, Balde është dëshira e londinezëve, i cili shihet si një zëvendësues afatgjatë i Ian Maatsen.

Këtij të fundit i skadon kontrata në verë dhe e ardhmja e tij, thuhet se do të larg Londrës.

Të lënduarit e Ben Chilwell dhe Marc Cucurella po komplikojnë opsionet e përzgjedhjes së Pochettino në krahun e majtë, andaj, strategu argjentinas kërkon synon me çdo kusht një mbrojtës për pjesën e dytë të garave.

Krerët e Chelsea-s, siç raportohet, janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me Barcelonën për transferimin e mundshëm te Balde në “Stamford Bridge”.

Share This