Pochettino i bën presion Lukakut të largohet nga Chelsea
Romelu Lukakut i kërkohet të marrë një vendim të menjëhershëm për të ardhmen e tij pasi Chelsea e ka bërë të qartë se nuk ka nevojë për të.
Në mënyrë indirekte, por jo shumë të qartë, trajneri i “bluve” Maurico Pochettino ka tentuar t’i bëjë presion sulmuesit belg për të gjetur sa më shpejt klubin në të cilin do të vazhdojë karrierën.
“Situata mes ekipit dhe Romelu Lukakut ishte e qartë para se të vija këtu. Nga ana jonë kemi bërë gjithçka që është dashur të bëjmë”, theksoi trajneri 51-vjeçar. Nuk ka vetëm një anë të këtyre çështjeve ka dy anë. Janë të dy palët që përpiqen të gjejnë zgjidhjen më të mirë. Nuk mund t’i ngarkosh vetëm barrën skuadrës”, përfundoi trajneri i skuadrës angleze.