Pochettino: Chelsea e meritoi fitoren ndaj Tottenham

Pochettino: Chelsea e meritoi fitoren ndaj Tottenham

Mauricio Pochettino beson se skuadra e tij e ka merituar fitoren kundër Tottenham Hotspur në Premier League.

Ndeshja e fudjavës ishte humbja e parë për skuadrën e drejtuar nga Ange Postecoglou dhe dikur ish-skuadrë e argjentinasit që tash është numri një në pankinën e Chelseas.

“Loja ka të bëjë me taktikat, me formën, qasjen e lojës dhe gjithashtu me kontrollin e emocioneve. Të gjitha vendimet nga VAR ishin të drejta. Ne luajtëm 120 minuta dhe mendoj se e merituam fitoren”, ka thënë Pochettino në një konferencë shtypi të premten para ndeshjes së të dielës me Manchester Cityn. “Kam mësuar se si t’i mbaj lojtarët të qetë në momente të vështira, të detyroj kundërshtarët të bëjnë një gabim dhe më pas ta fitojmë ndeshjen”.

Aktaulisht Premier League kryesohet nga Manchester City, ndërsa Chelsea gjendet vetëm në pozitën e dhjetë.

Share This