Po shkëlqen në Francë, Zhegrova zgjidhet lojtari më i mirë i muajit në Ligue 1
Falë paraqitjeve mahnitëse, sulmuesi i Lilles Edon Zhegrova është shpallur lojtari më i mirë për muajin mars në Ligue 1.
Lille shkëlqeu muajin e kaluar, duke arritur tre fitore dhe regjistruar dy barazime në përgjithësi.
Megjithatë, ndihmë të madhe dha Zhegrova që bëri paraqitje fantastike ndeshje pas ndeshje, sidomos në derbin ndaj Lens – ku realizoi dygolësh për ta ndihmuar Lillen të mbetet në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.
Kësisoj, Ligue 1 e ka shpërblyer me çmimin e lojtarit më të mirë të muajit, arritje që s’e kishte bërë askush te Lille që nga Burak Yilmazi më 2021.
Përndryshe, Zhegrova pritet të largohet në fundin e sezonit për të bërë një hap gjigant në karrierë – te ndonjë skuadër që garon për trofe.