“Po pimë gjak çdo mëngjes, s’ndjejmë presion”, Xhaka i gatshëm për përballjen me Atalantan
Mesfushori Granit Xhaka ka bërë shaka në konferencë për media se po pinë gjak çdo mëngjes, andaj s’e dinë se çka është presioni.
Bayer Leverkusen e fitoi Bundesligan për herë të parë në histori, ndërsa këtë edicion ende nuk e dinë çfarë është humbja, duke thyer rekordin si skuadra me më së shumti ndeshje pa disfatë në histori.
Në konferencë për media para finales të Ligës së Evropës, Xhaka bëri shaka se po pinë gjak çdo mëngjes.
“Presioni? Po pimë gjak çdo mëngjes. Nuk e ndjejmë më”.
Ndër të tjera, Xhaka edhe dha lëvdata për trajnerin Xabi Alonso, duke treguar si ky i fundit e mëson të jetë shumë i qetë në prapasknea.
“Ai i jep secilit lojtarë shansit për ta dëshmuar sa i rëndësishëm është në skuadër. Të menaxhosh këtë është shumë e vështirë sepse janë karaktere të ndryshme, kombësi dhe gjuhë të ndryshme”.
“E pyes shumë për Real Madridin, për bashkëlojtarët dhe trajnerët. Ai gjithmonë më shpjegon sa të rëndësishëm janë detajet në futboll, për shembull të qëndrosh i qetë pavarësisht që je mbrapa”.
Në fund, shqiptari që përfaqëson Zvicrën nënvizoi se finalja luhet për ta fituar dhe nuk dëshiron që ta humbë finalen e dytë.
“Finalet luhen për t’u fituar, nesër do të mundohemi ta bëjmë këtë dhe ta çojmë trofeun në Leverksuen. Është finalja ime e dytë evropiane dhe të parën e kam humbur (sa ishte pjesë e Arsenalit). Ne jetë ndodhin mundësitë e dyta dhe duhet t’i shfrytëzojmë”.
“Nuk ka favorit në finale, kush do që e mposhti Marseille dhe Liverpoolin nuk e meriton një vlerësim të tillë. Nëse do të tentojmë t’i shfrytëzojmë shanset tona dhe të shohim si do të shkojë”. /nacionale/