“Po ndërtojmë diçka interesante”, Pochettino: Humbja nuk më shqetëson, duhet të ruajmë qetësinë

“Po ndërtojmë diçka interesante”, Pochettino: Humbja nuk më shqetëson, duhet të ruajmë qetësinë

Pasditen e së shtunës, që sapo lamë pas, “blutë” e Chelsea janë rikthyer sërish te rezultatet negative në kampionat, teksa kësaj radhe u mundën me rezultatin minimal, 0 me 1 në “Stamford Bridge”, nga skuadra e Nottingham Forest.

Mirëpo, pavarësisht rezultatit, tekniku Maurizio Pochettino, nuk duket të jetë i shqetësuar teksa për mediat është shprehur se është thjesht çështje kohe përpara se Chelsea t’i rikthehet formës spektakolare.

“Ne po ndërtojmë diçka. Merituam më shumë kundër West Ham, por siç e thash, është vetëm çështje kohe. Është normale kur merr vendime të tilla nëse do të bësh mirë. ne po ndërtojmë diçka interesante. Ne duhet të ruajmë qetësinë dhe të punojmë fortë për të përmirësuar gjërat që nuk shkuan siç duhet”, përfundoi tekniku i “bluve”.

Share This