Po kalon super moment me Fulhamin, tre gjigantë europianë synojnë Palhinhën

Po kalon super moment me Fulhamin, tre gjigantë europianë synojnë Palhinhën

Joao Palhinha është duke kaluar një super moment me Fulham-in në Premier League.

Forma e mesfushorit ka tërhequr vëmendjen e një sërë klubesh, ndërsa ofertat për 28-vjeçarin janë të shumta sipas raportimeve nga mediet britanike.

Duke filluar nga Bayern Munich, me kampionët e Gjermanisë të cilët e kishin synuar edhe më herët mesfushorin portugez, por që në këtë moment duket se një tranferim i tillë është pak i vështirë.

Kjo për shkak se, në garën për lojtarin portugez janë bashkuar me forcë Manchester United dhe Liverpool.

Share This