“Po e pres me padurim”, Deschamps: Nuk kam dyshime se…

“Po e pres me padurim”, Deschamps: Nuk kam dyshime se…

Vetëm pak muaj na ndajnë nga fillimi i Euro 2024.

Një kompeticion që është veçanërisht i rëndësishëm për Francën dhe trajnerin e saj Didier Deschamps, që zhgënjeu jo pak në edicionin e kaluar.

Trajneri i bluve foli për këtë në një intervistë për Figaro, duke iu referuar edhe gjendjes së tij aktuale shëndetësore.

“Po shërohem dhe tani jam shumë më mirë. ‘Sëmundjen’ e marr me durim dhe pres me padurim hapjen e kampionatit të ardhshëm europian, do të hedhim veten në betejë me shumë ambicie”, tha Didier Deschamps, i cili muajt e fundit ishte detyruar të bënte një operacion për një problem me shpinën, raporton telesporti.

Tani ai po pushon në një nga shtëpitë e tij në Côte d’Azur dhe mezi pret të kthehet në stol:

“Ne do të përballemi me kombëtare shumë të forta, por me gjithë energjinë tonë do të arrijmë të shkojmë sa më larg. Nuk kam dyshim, do të ndajmë ende emocione shumë të bukura së bashku”.

 

 

Share This