Plenkoviq i përgjigjet Vuçiqit për bashkëpunimin me Kosovën në mbrojtje: Nuk e pyesim Serbinë e as NATO-n

Plenkoviq i përgjigjet Vuçiqit për bashkëpunimin me Kosovën në mbrojtje: Nuk e pyesim Serbinë e as NATO-n

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka reaguar pas komenteve të fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq rreth bashkëpunimit në mbrojtje në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Plenkoviqi ka thënë se Kroacia nuk ka nevojë ta pyes askënd rreth kësaj, as Serbinë dhe as NATO-n.

Kësisoj ai i ka reaguar Vuçiqit, i cili në mes tjerash ka deklaruar se tre vendet që firmosën deklaratën të martën në Tiranë  shkelën marrëveshjen e vitit 1996 dhe hapën një garë armësh.

“Shpresoj se dikush do të marrë pesë minuta për të lexuar tekstin e marrëveshjes ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës”, ka thënë Plenkoviqi, duke shtuar se këto janë marrëveshje të përbashkëta”

“Ne ishim në gjendje të krijonim një dokument që ndihmon përpjekjet e tyre për reforma. Ai nuk është i një natyre armiqësore. Unë e kuptoj që duhet kërkuar një armik më tej, por kjo nuk është e natyrës armiqësore. Kroacia nuk ka nevojë ta pyes askënd për këtë, as Serbinë dhe as NATO-s”, ka thënë Plenkoviqi.

Share This