Plas keq mes tifozëve në derbin anglez, ndërpritet ndeshja

Plas keq mes tifozëve në derbin anglez, ndërpritet ndeshja

Ndërpritet derbi WBA-Wolves, përballja e raundit të 1/16-ve në FA Cup. “Ujqit” po kryesonin 0-2 kur 9 minuta përpara fundit plasi sherri mes tifozëve.

Në dy sektorë të ndryshëm nisi përplasja mes tifozëve, teksa u futën edhe forcat policore për të rikthyer rregullin dhe qetësinë.

Disa tifozë u futën në fushë, ndërkohë që lojtarët e të dyja skuadrave nxituan të merrnin dhe siguronin familjarët e tyre.

Edhe pse nuk janë skuadra të të njëjtit qytet, duelet mes West Bromich Albion dhe Wolves kanë qenë gjithmonë të zjarrta dhe të tensionuara, raporton SS.

Share This