Plagosja në Klinë, arrestohen dy persona të dyshuar

Plagosja në Klinë, arrestohen dy persona të dyshuar

Dy persona janë arrestuar lidhur me rastin e plagosjes që ndodhi mbrëmë në fshatin Jashanicë të Klinës.

Gazeta mëson nga burimet se personat e arrestuar janë me inicialet B.H dhe E.H.

Sipas raportit të Policisë rajonale të Pejës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:41, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar – njëri nga të shtënat me armë zjarri dhe dy të tjerë nga goditjet me mjete të forta.

Gazeta mëson se personi i plagosur me armë zjarri është me inicialet S.B., ndërsa dy vëllezërit e tij janë plagosur nga mjetet e forta.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 22:40 në fshatin Jashanicë të Klinës, tre persona janë plagosur, një me armë zjarri dhe dy të tjerë me mjete të forta. Personi i plagosur me armë është në gjendje të rëndë shëndetësore. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka deklaruar Gashi.

Share This