Plaçkitet shtëpia e Edon Zhegrovës

Plaçkitet shtëpia e Edon Zhegrovës

Më datë 31 dhjetor 2023 është plaçkitur shtëpia e yllit të Lilles Edon Zhegrova.

Zhegrova është bërë “viktima” e radhës nga hajdutët, që kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij në Francë në orët e para të mëngjesit.

Sipas informatave të “BFMTV”, dera kryesore është thyer dhe një numër i dhomave të akomodimeve janë shikuar nga hajdutët.

Sa i madh ka qenë dëmtimi ende nuk dihet, mirëpo raporti shton se i janë vjedhur disa veshje luksoze dhe si dhe disa objekte të ndryshme, transmeton nacionale.

Ndërkohë, Zhegrova nuk ka qenë i pranishëm në momentin kur hajdutët i kanë hyrë në shtëpi, pasi është ndodhur në Kosovë për festat e fundvitit.

Share This