Pjesë të Evropës Qendrore preken nga përmbytjet pas shiut
Pjesë të Evropës Qendrore janë prekur nga përmbytjet pas shiut të rrëmbyeshëm.
Në Rumani janë raportuar katër viktima ndërsa një konsiderohet i zhdukur. Në disa zona niveli i ujit ka mbërritur në 1.7 metra. 60 persona janë detyruar të evakuohen nga Braila në juglindje të Rumanisë.
Në Austri Salzburgu është më i prekuri ndërsa sasia më e madhe e shiut me 136l për m2, në 48 orët e fundit ka rënë në Elsbethen.
Edhe Republika çeke po përballet me përmbytje ndërsa rajonet më të prekura janë Moravia dhe Silesia të cilat kanë shpallur gjendjen emergjente. Niveli i ujërave të lumenjve pothuajse është ngritur në gjithë Republikën Çeke.
Edhe në Poloni niveli i disa lumenjve ka mbërritur pikën kritike. Komandanti i Zjarrfikësve ka thënë se në gjithë Poloninë, janë regjistruar rreth 1600 incidente që lidhen me përmbytje.
E situata në Sllovaki, në Danub po vështirësohet për shkak të reshjeve të dendura në basenin e këtij lumi. Zjarrfikësit profesionist por edhe ata vullnetarë kanë qenë të angazhuar që nga e premtja për shkak të situatës së rënduar në Rajonin e Bratislavës.
Reshjet e dendura po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në Evropë, sikurse edhe në pjesën tjetër të botës, për shkak të ndryshimeve klimatike.
Atmosfera më e ngrohtë mban më shumë lagështi gjë që qon në reshje më të mëdha të shiut, raporton rtk.