
Pique godet Realin: Kur nuk fitojnë, flasin për arbitrat
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique nuk e ka harruar rivalitetin që ka pasur me Realin e Madridit.
Pique në një intervistë për Marcan, spanjolli ka komentuar përplasjet e fundit mes Realit dhe LaLigas në lidhje me gjykimin.
“E kemi jetuar këtë histori një milion herë. E jetojmë këtë situatë prej 120 vitesh. Këto polemika janë në stilin e Realit , që kur nuk arrin të fitojë, fillon dhe flet për gjëra të tjera. E kemi thënë shumë herë këtë. Ata që vuajnë janë arbitrat, që tashmë ndihen nën presion”, ka thënë Pique.