PIPS: 2023-a ishte vit shumë sfidues për Kosovën në arenën ndërkombëtare

PIPS: 2023-a ishte vit shumë sfidues për Kosovën në arenën ndërkombëtare

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në kuadër të Programit për Analiza të Politikës së Jashtme (PAPJ), ka publikuar tw premten raportin e vjetar, të 5-tin me radhë “Vjetari i politikës së jashtme (2023).

Raporti ofron një analizë të shkurtër të politikës së jashtme të Kosovës përgjatë vitit 2023, deri më 15 shkurt 2024.

Qëllimi i këtij raporti është të dokumentojë të zhvillimet, sfidat dhe objektivat strategjike të Kosovës në lidhje me politiken e jashtme.

Të dhënat e mbledhura përfshijnë deklaratat zyrtare të qeverisë, të dhënat e takimeve diplomatike dhe analizat e angazhimeve ndërkombëtare.

Kapitujt më detajisht flasin për marrëdhëniet bilaterale apo dypalëshe, njohjen diplomatike dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, integrimin euroatlantik, dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dhe performancën e MPJD-së së Kosovës gjatë vitit 2023.

Gjetjet kryesore tregojnë se ka qenë një vit shumë sfidues për Kosovën në arenën ndërkombëtare, i karakterizuar me një proces të komplikuar të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, acarime të marrëdhënieve me aleatët strategjik kryesor, masat “ndëshkuese” nga Bashkimi Evropian, sfidat në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe moslëvizja në sferën e njohjeve të reja, si dhe sfidat e brendshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Share This