Pippo Inzaghi sfidon Milanin: Dua një ndeshje perfekte
Mundësia e fundit për Pippo Inzaghin si trajner i Salernitanës mund të jetë paradoksalisht kundër Milanit, skuadrës me të cilën ai pushtoi botën si futbollist.
Vendi i fundit në renditje me 8 pikë në 16 ndeshje thërret për ndërhyrje nga ana e pronarëve, duke punësuar Sabatinin si menaxher të përgjithshëm, duke premtuar dhe merkato në janar.
Por së pari është fusha dhe Inzaghi nuk do të ketë vend për kujtime.
“Kuqezinjtë janë jeta ime – komentoi trajneri në prag të ndeshjes – por tani dua një ndeshje perfekte për ta vënë këtë Milan në vështirësi. Jemi gati”.
Në raundin e fundit Salernitana humbi 1-4 ndaj Atalantës, por shfaqja ishte më pozitive se sa thotë rezultati përfundimtar: “Në Bergamo bëmë mirë si kundër Sassuolos dhe Lazios, skuadra dha sinjale pozitive dhe tregoi dëshirë dhe shpirt gare. Duhet të vazhdojmë kështu, kemi pak për të humbur dhe duhet të japim maksimumin”.
Pippo Inzaghi është ende në kërkim të modulit më të përshtatshëm:
“Ne do të ndryshojmë disa gjëra edhe nëse rruga e ndjekur është e duhura, por duhet të kuptojmë se kush është rikuperuar më mirë. Ndryshimet tani janë vendimtare në futboll dhe unë gjithashtu do të bëj zgjedhje bazuar në këtë aspekt, në sulm, ne kemi potencial për të shfrytëzuar maksimalisht dhe do të luajmë me tre sulmues që nga minuta e parë. Tifozët dhe presidenti meritojnë më shumë”.