Pioli vjen me deklaratë interesante pas fitores së Milanit
Milani iu gëzua fitores 3-0 ndaj Monzës, në kampionat. Pas ndeshjes, trajneri i kuqezinjve, Pioli u shpreh se skuadra kur është e vendosur, nuk i diskuton aspak 3 pikët.
“Deri tani kam zbuluar te lojtarët e mi gatishmëri dhe fleksibilitet. Dalja e Pobegës na detyroi të ndryshojmë disa pozicione.Kur kemi këtë vendosmëri dhe fitorja absolute e ndeshjes nuk është problem për lojtarë kaq të mirë.
Ne fituam kundër një ekipi që luan futboll të mirë, vuajtëm kur duhej të vuanim. Një paraqitje e mirë” – tha ai.
Pioli shtoi: Më pëlqeu gjithçka në ekip sot: e nisëm mirë, dinim të vuanim, nuk humbëm asnjëherë ekuilibrin dhe distancën. Nuk kam asnjë dyshim për potencialin e ekipit. Kjo është arsyeja pse unë vazhdoj t’u them lojtarëve të mi se ne duhet të garojmë vetëm me veten. Drejtuesit e Milanit kanë punuar mirë, pastaj për fat të keq kemi pasur disa vështirësi.