Pioli pas fitores ndaj Torinos: Synojmë të ‘luftojmë’ në dy frontet
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij kundër Torinos.
“Rossonerët” mbrëmë mundën Torinon (4-1), në kuadër të Serie A. Tekniku i milanistëve pas ndeshje tha se synimi i skuadrës së tij është që të ‘luftojë’ në dy frontet.
“Synimi ynë është të luftojmë në dy garat (Scudetto dhe Copa Italia). Këtë ndeshje kemi bërë disa hapa përpara në krahasim me ndeshjen kundër Bolongnas, duhet të vazhdojmë kështu”, ka thënë Pioli.
“Ne nuk jemi një ekip që t’i presim kundërshtarët. Këtë ndeshje e nisëm mirë, ishim bukur dhe kompakt, por ne duhet ende të përmirësohemi”, ka theksuar strategu italian.