Pioli pas fitores ndaj PSG-së: Luajtëm më shpirt

Pioli pas fitores ndaj PSG-së: Luajtëm më shpirt

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, është shprehur shumë i lumtur me fitoren ndaj PSG-së.

“Rossonerët” mposhtën skuadrën parisiene (2-1), sonte në “San Siro”, duke rritur mjaft shumë gjasat për kualifikimin në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

“Atë që duhej ta bënim e bëmë në mënyrën më të mirë. Luajtëm me shpirt për të arritur këtë rezultat”, ka thënë Pioli.

Sipas tij, Milani tani duhet të triumfojë ndaj Borussia Dortmundit për të siguruar kalimin në rrethin tjetër të garave në Ligën e Kampionëve.

“Shumë komplimente për djemtë për mënyrën se si luajtën. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për grupin, tani kemi një shans tjetër kundër Dortmundit”, ka theksuar Pioli.

Share This