Pioli pas fitores ndaj Cagilarit: Reagimi ishte i mirë

Pioli pas fitores ndaj Cagilarit: Reagimi ishte i mirë

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij ndaj Cagilarit.

“Rossonerët” mbrëmë kanë rigjetur fitoren në elitën italiane duke mundur Cagilarin në udhëtim prej 1-3.

Tekniku italian duke komentuar paraqitjen e skuadrës së tij, tha se skuadra e tij bëri paraqitje të mirë, madje sipas tij, reagimi i të përzgjedhurve të tij pas pranimit të golit ishte shumë i mirë.

“Ne e nisëm mirë ndeshjen. Mund të ishim më konkret duke kaluar në avantazh, pastaj pranuam një gol nga një rivënie, por ishim shumë të mirë duke reaguar për ta fituar një ndeshje jo të lehtë”, ka thënë Pioli.

Sipas tij “Milani do të vazhdojë me formën e mirë edhe në ndeshjet e ardhshme”.

Pas kësaj fitore, Milani ngjitët në vendin e dyte me 15 pikë aq sa ka rivali i përbetuar Interi në krye të tabelës.

Share This