Pioli-n e kënaq barazimi me Newcastle-n

Pioli-n e kënaq barazimi me Newcastle-n

Pavarësisht se Milani nuk mori më shumë së një pikë në duel me Newcastle, megjithatë, trajneri i ‘Rossonerëve’ Stefano Pioli është shprehur i kënaqur me paraqitjen e të besuarve të tij.

Milan dhe Newcastle luajtën pa gola mbrëmë në ‘San Siro’ në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Jam shumë i kënaqur. Luajtëm lojën që kishim përgatitur. U përpoqëm të jemi gjithmonë të rrezikshëm, por nuk i përfunduam mirë mundësitë tona”, tha Pioli.

“Ne luajtëm mirë pasi kishim një kundërshtar të fortë. Duhet të vazhdojmë të rritemi dhe të përmirësohemi akoma, sepse e kemi kualitetin”, ka theksuar ai.

Tekniku italian mendon se skuadra e tij e ka merituar të fitonte në duel me Newcastle-n. Ai falënderon tifozët që duartrokitën.

“Skuadra dhe tifozët e merituan fitoren. Falënderoj tifozët që më duartrokitën, por i kuptojë edhe ata që më shanë, por përkrahja për ekipin është unike”, ka përfunduar Pioli.

Share This