Pioli: Milani synon t’i shkojë deri në fund Kupë së Italisë
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij ndaj Cagilarit.
“Rossonerët” mundën Cagilarin (4-1), duke kaluar në çerekfinalen e Kupës së Iatlisë.
Strategu italian thotë se skuadra e tij bëri paraqitje të mirë në duel me Cagilarin.
Pioli thekson se Milani synon t’i shkojë deri në fund kësaj gare, e dyta për nga rëndësia në Itali.
“Do të provojmë t’i shkojmë deri në fund Kupës së Italisë”, ka thënë Pioli.