Pioli kërkon përgjigje me Newcastle: Jam në borxh me tifozët
Pesë gola në shpinë në derbi dhe një ndeshje e re për të mos u humbur në horizont.
Sezoni i Milanit është në ecje të plotë dhe me debutimin e tyre në Champions League, Newcastle i ish-lojtarit kuqezi, Sandro Tonalit mbërrin në San Siro. Tifozët e Milanit, por vetë Stefano Pioli, pret një reagim nga skuadra e tij:
“Duhet të kalojmë dhe të harrojmë zhgënjimin e derbit – komentoi trajneri – Newcastle është skuadër e fortë, intensiv dhe fizik, por ky grup do të jetë shumë i ekuilibruar”. Tonali do të jetë në fushë me Magpies: “Do të jetë mirë ta përqafosh sërish, do të jetë emocionuese edhe për të”.
“Kam pasur shumë momente të mira, dhe disa të vështira. Ndjej një barrë të madhe për rezultatet në derbi, do të jepja gjithçka për t’i ndryshuar por kështu shkoi. E di që skuadra është shumë e fortë dhe do të ketë aftësinë për të reaguar dhe për ta kapërcyer këtë derbi. I jam borxhli tifozëve sepse vitin e kaluar kur luajtëm shumë keq ata gjithmonë na përkrahën dhe sepse kam humbur më shumë derbi se kushdo tjetër. Do japim maksimumin si gjithmonë”.