Pioli: Guardiola e tha mirë, të ndeshesh me Atalanta-n është si të shkosh te dentisti

Pioli: Guardiola e tha mirë, të ndeshesh me Atalanta-n është si të shkosh te dentisti

Milan-Atalanta përballen këtë të djelë duke nisur nga ora 20:45 në kuadër të javës së 26-të të Serie, sfidë që për publikun shqiptar do transmetohet live në “SuperSport 2”.

Duke folur për mediet në prag të këtij takimi, trajneri i “Djallit”, Stefano Pioli deklaroi se Pep Guardiola kishte të drejtë kur tha se të ndeshesh me Atalanta-n është njësoj si të shkosh te dentisti.

“Duhet të jemi të fortë në duele. Guardiola e tha mirë, përballja me Atalanta-n është si të shkosh te dentisti, është e bezdisshme”, tha fillimisht ai.

Më pas i pyetur për portierin, Mike Maignan, tekniku i Milan-it shtoi se ai mbetet një nga më të mirët në botë.

“Mrekullitë nuk kanë mbaruar. Mike mbetet një nga më të mirët në botë. Ai është një profesionist i jashtëzakonshëm, është i fiksuar të bëhet më i miri në botë. Ai gjithmonë del i përmirësuar nga çdo situatë. Nuk ka probleme me të”, deklaroi Pioli.

Share This