Pioli flet për Ibrën: Isha më fat që e kam stërvitur atë
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, në konferencën për media, para ndeshjes me Newcastle, ka folur edhe për vizitën që i bëri skuadrës ‘Rossonere’ ish-ylli i tyre, Zlatan Ibrahimoviç.
Milani sonte do të përballet me Newcastlen në sfidën e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Sipas teknikut italian, suedezi, i cili pak kohë më parë u pensionua nga loja aktive, kujdeset për milanistët.
Pioli thotë se ishte me fat që ka stërvitur një lojtar si Ibra.
“Ne e dimë se sa ai kujdeset për ne. Unë isha një trajner me fat që e stërvita. Ai më kërkoi lojtarë të rinj. Ne jemi miq të mirë”, ka thënë Pioli.
Ndeshja Milan-Newcastle fillon në orën 18:45.