Phillips drejt largimit nga City, kërkohet nga dy gjigantët evropian
Anglezi Kalvin Phillips raportohet se gjatë këtij dimri, mund ta mbyll aventurën tek Manchester City.
Mbrojtësi anglez nuk ka pasur shumë hapësirë këtë sezon të garave në skuadrën e Pep Guardiolës.
Sipas medieve britanike, minutazha e vogël e lojtarit tek kampionët në fuqi të Anglisë, janë arsyeja që Phillips qysh në aftin kalimtar të janarit, mund të bëhet me klub të ri.
Gjiganti italian, Juventus dhe Tottenham janë duke klubet që po e vëzhgojnë situatën e anglezit tek City.
Juve dhe “Spurs” thuhet se tashmë janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me Man City-n për blerjen e mbrojtësit anglez.