Phil Foden bën heroin, Man City me mund ndaj Bournemouthit
Manchester City ka shënuar fitore të vështirë ndaj Bournemouthit, në kuadër të xhiros së 26-të në Premier League.
“Citiziens” edhe pse shiheshin si favorit të padiskutueshëm, nuk e patën aspak të lehtë duke fituar me rezultat minimal 0:1.
Skuadra e Pep Guardiolas dominoi në të gjitha aspektet duke pasur edhe mbi 60 për qind të posedimit, por që e gjeti vetëm një herë rrugën drejtë rrjetës.
Heroi rezultoi të jetë anglezi Phil Foden që realizoi nga një top i kthyer pas një aksioni të shpejtë (36’).
Erling Haaland gjithashtu kishte një mundësi të artë mirëpo që dështoi keq nga afërsia duke gjuajtur në qendër, me portierin Neto që e kishte të lehtë ta kapte topin.
City tani zë pozitën e dytë në Premier League me 59 pikë, një më pak se lideri Liverpool derisa Bournemouth renditet në pozitën e 14-të me 28 sosh.