Pesëmbëdhjetë gola nga stoli, Klop “mbret” zëvendësimesh
Për të siguruar vendin e parë në Premier, Jurgen Klop ka shfrytëzuar ç’do resurs që ka në dispozicion.
Një statistikë e cila nxjerr në pah këtë karakteristikë të trajnerit gjerman është ajo, e cila tregon për kontributin e dhënë në fushë nga lojtarët “rrezervë”.
Kështu në këtë klasifikim special skuadra e Liverpulit është e vetmja skuadër, e cila ka më shumë gola dhe asist nga lojtarët, të cilët kanë nisur ndeshjen nga stoli. Sipas statistikave Liverpuli në këtë sezon prej 45 golave të shënuar plot 15 i ka prej lojtarëve, të cilët kanë hyrë në ndeshje e sipër.
Po kaq është edhe numri i asisteve me autor lojtarë, të cilët kanë nisur ndeshjen nga stoli. Pra plot në 30 gola të shënuar këtë sezon për Liverpulin protagonist kanë qenë lojtarë të aktivizuar në ndeshje e sipër.
Në këtë klasifikim të veçantë e dyta renditet skuadra e Aston Vilës. Unai Emeri ka “nxjerrë” nga stoli 8 gola dhe 10 asist.
Ndërsa në vendin e tretë renditet Arsenali. “Topçinjtë” e Artetës janë ndihmuar me 11 gola dhe 5 asist nga lojtarët rrezervë. Në vendin e katërt renditet Brajtoni i De Xerbit. Tekniku italian me zgjedhjet e bëra në ndeshje e sipër i ka dhënë klubit të tij 13 gola dhe 3 asist.
Top 5-en e mbyll Siti i Guardiolës. Stoli i ekipit nga Mançesteri ka gjetur 7 herë rrugën e portës ndërsa ka kontribuar duke dhënë edhe 8 asist.