Pesë transferimet më fitimprurëse të dekadës së fundit
Disa janë si Dortmundi dhe të tjera si Barcelona. Në njërën anë qëndrojnë skuadrat, të cilat bëjnë merkato për të fituar, të tjera për të “humbur”.
Shifrat e shpenzuara nga klubet për futbollistë të ndryshëm janë mëdha dhe është e kuptueshme se të tilla mund të jenë edhe humbjet. Më tej do të lexoni pesë klubet, të cilat kanë fituar më shumë prej lojtarëve të shitur.
Vlahoviç – Serbi u transferua në Torino në 2022 për 83.5 mln euro, por Fiorentina e kishte blerë nga Partizani i Beogradit për vetëm 3.2 mln euro. Fitimi i klubit të Firences është diçka më shumë se 70 mln euro.
Kolo Muani – Eintrakti i Frankfurtit e mori Randal Kolo Muanin me parametra zero nga klubi i Nantës në verën e 2022-it. Verën e kaluar klubi gjerman e shiti francezin te PSG-ja për plot 95 mln euro.
Moises Kaisedo – Brajtoni e bleu nga klubi kolumbian i Indipendentes për 28.2 milionë euro në shkurtin e 2021-it. Verën e kaluar skuadra e De Xerbit e shiti te Çelsi për 116 milionë euro.
Jud Belingham – Borussia e Dortmund e bleu nga Birmingam për 31.1 mln euro gjatë verës së 2020-ës. Qershorin e kaluar e shiti te Reali i Madridit për 103 mln euro.
Osmane Dembele – Osmane Dembele u ble nga Borusia për 35 mln euro në verën e 2016-ës. Francezi i akademisë së Stad Ren ishte një nga simbolet e dështimit të Barçës në merkato pasi në gushtin e 2017-ës e ble për plot 135 mln euro.