
Përshkallëzohet lufta tregtare-SHBA i vendosin Kinës tarifa në 104 për qind
Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa 104% për Kinën, e cila do të hyjë në fuqi më 9 prill. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Caroline Leavitt u tha gazetarëve, se pasi Kina nuk pranoi të anulojë kundër-masat e saj, norma tarifore për Kinën është rritur me 50% nga 54% në 104% që nga mesdita e sotme.
Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, tarifat do të vendosen duke filluar nga 9 prilli.
Më herët, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi për herë të parë futjen e tarifave 54% për të gjitha importet kineze në Shtetet e Bashkuara, shkalla më e lartë e tarifave të vendosura ndaj vendeve të huaja.
Si përgjigje, Kina njoftoi se do të impononte 34 për qind tarifa për të gjitha importet nga Shtetet e Bashkuara duke filluar nga 10 Prilli.
Ky qëndrim i Pekinit solli reagimin e ashpër të Donald Trump i cili tha se do të impononte tarifa shtesë prej 50% kundër Kinës nëse nuk tërhiqet nga masat e saj, transmetojnë mediat amerikane.
Sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessent e quajti përshkallëzimin e luftës tarifore nga Kina si një gabim shumë të madh. /rtsh/