Përplasja Tuchel-De Ligt, Manchester United gëzohet dhe pret me padurim verën
Pas përvojës së tij zhgënjyese me Juventusin, karriera e Matthijs de Ligt nuk preku maksimumin as te Bayern Munich.
Mbrojtësi holandez po lufton me një tjetër dëmtim dhe me ardhjen e Dier nga Tottenham, vendi i tij në hierarkinë e Tuchel, raportohet nga mediet gjermane se ka rënë.
Ajo që komplikon edhe më shumë gjërat duket se është marrëdhënia e tensionuar mes lojtarit dhe trajnerit gjerman.
Në një situatë të tillë e që mund të përfitojë duket se është Manchester United, me klubin anglezë që do të tentojë afrimin e mbrojtësit në verë.
Megjithatë, për të mësuar fatin e De Ligt duhet të pritet fundi i këtij sezoni, pasi nuk i dihet nëse mund të ketë një kthesë mes marrëdhënies së mbrojtësit me Tuchel.