
Përplasja Izrael-Iran, Trump: Teherani të bëjë marrëveshje përpara se të jetë shumë vonë
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas sulmeve izraelite ndaj Iranit. Përmes një postimi në ‘Social Truth’, Trump i bëri apel Iranit që të shkojë drejt një marrëveshjeje me SHBA-në dhe të ndalë rrugën e drejt prodhimit të armëve bërthamore.
“I dhashë mundësinë Iranit pas shansit për të bërë një marrëveshje. U adresova mesazhet më të forta, ‘thjesht ta bëjnë atë që duhet bërë’, pa marrë parasysh sa e vështirë ishte, ata ishin afër, por nuk e realizuan një gjë të tillë”, shkruan Trump duke iu referuar marrëveshjes që duhet të arrinte Irani për të ndalur krijimin e armëve bërthamore.
“U thashë atyre se do të ishte shumë më keq se gjithçka që ata kanë menduar, iu tha se Shtetet e Bashkuara kanë pajisjet më të mira dhe më vdekjeprurëse ushtarake kudo në botë, NGA FAR, dhe se Izraeli ka shumë prej tij, dhe ata dinë t’i përdorin ato.
Ka pasur tashmë një shkatërrim të madh, por ka ende kohë për t’u ndalur me sulmet e ardhshme tashmë të planifikuara që mund të jenë edhe më brutale. Duhet të marrë fund. Irani duhet të bëjë një marrëveshje, përpara se të mos mbetet asgjë, dhe të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria iraniane”, shkruan Trump.
Sulmet me raketa të Izraelit ndaj Irani vijnë disa ditë para se SHBA do të zhvillonte raundin tjetër të negociatave me Teheranin për të frenuar aftësitë bërthamore të vendit të Lindjes së Mesme.
Para sulmeve izraelite, Uashingtoni dhe Teherani u shfaqën më afër një marrëveshjeje.
Të hënën, Donald Trump i kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu të mos kryejë sulmet, duke thënë se ai besonte se kishte ende një shans për të arritur një marrëveshje bërthamore me Iranin,.
Sidoqoftë, ai më pas i tha podcast-it “Pod Force One” të Neë York Post se ai kishte gjithnjë e më pak besim për arritjen e një marrëveshjeje.
Megjithëse Izraeli ka synuar në mënyrë të përsëritur objektet bërthamore iraniane në të kaluarën, ishte një marrëveshje diplomatike që arriti të ngadalësojë zhvillimin bërthamor të vendit në 2015.
Marrëveshjet bërthamore të Iranit janë shoqëruar me sanksione të caktuara ndaj vendit të ngritura në këmbim të ngadalësimit të programit të tij bërthamor.
Presidenti Trump e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja në vitin 2018, duke e quajtur atë “katastrofike” dhe “të njëanshme”.
Që atëherë, programi i pasurimit bërthamor të Iranit është rritur, me IAEA që ka bërë të ditur se vendi nuk ishte në përputhje me detyrimet e tij bërthamore për herë të parë në 20 vjet.
/rtsh.al/