Përmirësohet dukshëm fusha në ‘Fadil Vokrri’, fillon kositja e barit (VIDEO)
Pas sfidave me temperaturat e larta, bari në fushën hibride të stadiumit “Fadil Vokrri” ka filluar të përmirësohet dukshëm.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka shpërndarë video në Instastory nga stadiumi ku shihet se tashmë ka filluar kositja e barit, duke e rikthyer pamjen e bukur dhe funksionalitetin e kësaj fushe për aktivitetet e futbollit.
Kjo fushë ndodhet në fazën e rikuperimit 25 ditor dhe duket se gjithçka po shkon sipas planifikimeve të ekspertëve që janë përgjegjës për mirëmbajtjen e saj. Duke parë rrjedhën e rikuperimit të barit pritet që fusha të jetë optimale për ndeshjen e muajit tetor që Kombëtarja e Kosovës e zhvillon kundër Qipros.