Përmbysje prej kampionësh, City shkëlqen ndaj Chelsea
Supersfida e kësaj jave në Premier League i takon Manchester Cityt. Kampionët e Anglisë mundën 3-1 Chelsea, në shtëpi.
“Blutë” e Londrës shënuan që në minutën e 3-të me Madueke, pas një gabimi në prapavijën e “Qytetarëve”. Vendasit nga Manchesteri kthyen gjithçka në favorin e tyre me Gvardiol dhe Haaland, ndërsa Foden në fund siguroi fitoren, raporton BW.
Manchester City renditet në vendin e katërt dhe synon një vend në top-4. Chelsea, aktualisht është në vendin e gjashtë.