Përleshje mes tifozëve të Betisit dhe Chelsea-s

Përleshje mes tifozëve të Betisit dhe Chelsea-s

Pak para Finales së UEFA Conference League që do të luhet sonte në Varshavë ndërmjet Real Betisit dhe Chelsea-s, janë përleshur tifozët e të dy skuadrave.

Sipas “The Sun”, në kryeqytetin polak, dhjetëra tifozë u përfshinë në konfrontime fizike, madje duke përdorur edhe mjete piroteknike gjatë përplasjes.

Forcat e rendit janë detyruar të ndërhyjnë për të ndalur përshkallëzimin e dhunës.

Share This