“Perla” e Tchouamenit i jep fitoren Realit, Muriqi “flirton” me golin
Gol i jashtëzakonshëm i Realit të Madridit në fushën e Mallorcas, në ndeshjen e javës së 31-të.
Sapo nisi pjesa e dytë, më saktësisht në minutën e 48-të, Aurelien Tchouameni shkarkon të djathtën nga një distancë e largët, me topin që përfundon në rrjetë pasi merr një trajektore të pabesueshme.
Qëndron në vend, pa lëvizur, portieri Rajkovic, që sigurisht nuk mund të ketë asnjë përgjegjësi për këtë gol të pësuar.
Kaq i mjaftoi Realit për të marrë fitoren e radhës dhe hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt suksesit përfundimtar në La Liga.
Titullar në radhët e Mallorcas Vedat Muriqi, i cili në sekondat e fundit të shtesës pati mundësinë për të shënuar, por nuk përfitoi për ta dërguar topin në rrjetë.