
Përfundon turneu “PAVARËSIA”, Bajoku boksieri më i mirë
Shpëjtim Bajoku është shpallur boksieri më i mirë i turneut të boksit “PAVARËSIA”.
Të shtunën në Prishtinë është mbajtur turneu i boksit “Pavarësia”, duke mbledhur garues nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Ky aktivitet, i organizuar nga Federata e Boksit të Kosovës për nder të Pavarësisë së Kosovës dhe që tashmë është tradicional është zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Pos për Bajokun, ka pasur edhe shpallje të tjera, ku Ahmed Koçi nga Shqipëria është vlerësuar si tekniku më i mirë, Shpejtim Shabani e Arian Gashi nga Kosova si çifti më luftarak, Erijon Saidi nga Maqedonia e Veriut si boksieri më i mirë huaj dhe Latin Ivanov nga Bullgaria boskieri më “fair play”.