Përfundon telefonata Trump-Putin për Ukrainën, ende nuk dihen detajet

Përfundon telefonata Trump-Putin për Ukrainën, ende nuk dihen detajet

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë biseduar për më shumë se 90 minuta, teksa dy liderët po synojnë të lëvizin përpara me një armëpushim në luftën në Ukrainë, konflikt që ka dërmuar të dyja palët në aspektin e ushtarëve dhe burimeve.

Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini nuk ofruan asnjë detaj të menjëhershëm në lidhje me thelbin e bisedës, por të dy kanë konfirmuar se telefonata ka përfunduar, raporton AP.

Trump dhe Putin kanë përfunduar telefonatën më shumë se një orë, ndërsa Shtëpia e Bardhë shtyn armëpushimin e saj 30-ditor me Ukrainën që synon t’i japë fund luftës së rëndë.

Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini nuk ofruan ndonjë detaj të menjëhershëm në lidhje me thelbin e bisedës, por të dy kanë konfirmuar se telefonata ka përfunduar.

Trump tha përpara telefonatës se ai priste të diskutonte me Putinin për tokën dhe termocentralet që janë konfiskuar gjatë luftës trevjeçare. /rtk/

Share This