Përfundon renovimi i Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve
Tashmë ka përfunduar renovimi i Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku përmes llogarisë së tij në Facebook, ka konfirmuar se tashmë ka përfunduar renovimi i Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Sipas të parit të sportit tonë, sportistët tonë tani do të kenë kushte shumë më të mira për të zhvilluar aktivitetet e tyre sportive.
“Ka përfunduar renovimi i Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Me këtë investim, palestra ofron kushte shumë më të mira për sportistët, klubet e të rinjtë tanë. Të gjitha punimet janë bërë me profesionalizëm të lartë, cilësi dhe sipas standardeve të FIBA-s. Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin”, ka shkruar ministri Çeku.