“Performancë bindëse në Anfield”, mësoni notën e Gjimshitit për sfidën me Liverpoolin

“Performancë bindëse në Anfield”, mësoni notën e Gjimshitit për sfidën me Liverpoolin

Atalanta ishte një nga surprizat e ndeshjeve të para çerekfinale në Europa League, me bergamaskët që mposhtën në Anfield, Liverpoolin me shifrat 3-0.

Pjesë e italianëve përgjatë gjithë 90-minutëshit ishte edhe mbrojtësi i kombëtares, Berat Gjimshiti që konfirmoi edhe njëherë se është një lider në repartin e prapavijës duke ia dalë me sukses përballë emrave prestigjiozë në përbërjen e skuadrës angleze.

Edhe në notat pas ndeshjes, Gjimshiti ishte një nga më të dalluarit e të vlerësuarit teksa “Eurosport”, e vlerësoi mbi të gjitha për aspektin e sigurisë me topin në këmbë pavarësisht presionit të kundërshtarit.

Gjimshiti, nota 6.5- “Nga e majta në të djathtë, Gjimshiti nuk gabon në asnjë mbyllje të hapësirave ndaj kundërshtarit. Në shumë raste u tregua mjaft i zoti edhe me topin në këmbë duke dalë nga zona të ngushta pavarësisht presionit të kundërshtarëve. Ndoshta nuk merr të njëjtën vëmendje si shokët e skuadrës, por është në të njëjtën lartësi dhe shumë i vendosur. Një performacë bindëse”, shkruan Eurosport për paraqitjen e Gjimshitit ndaj Liverpoolit në Anfield.

Share This