Përfitimet e mëdha nga Europa, 1 milion euro për Tiranën
Tirana dhe Beshiktashi u përballën të enjten në sfidën e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës në Tiranë.
Kualifikimi në turin e dytë të Ligës së Konferencës u ka garantuar bardhebluve 550 mijë euro nga UEFA.
Ama bonusi nuk janë paratë e Europës, por ajo që fituan nga sfida me Beshiktashin ishte më shumë nga sa mund të grumbullonin nga turi i tretë i Ligës së Konferencës. Tirana shiti 11 mijë bileta, ndërsa nga ana tjetër e ardhur për sfidën me Beshiktashin ishin reklamat në stadium.
Po kështu, bardheblutë shitën 300 mijë euro të drejtën e TV-së për sfidën me Beshiktashin dhe gjithçka mesa është marrë vesh është mbyllur me një fitim mbi 1 milion euro. /PanoramaSport