Përfaqësuesja e Çekisë mbërrin në Tiranë për sfidën ndaj kuqezinjve

Përfaqësuesja e Çekisë mbërrin në Tiranë për sfidën ndaj kuqezinjve

Përfaqësuesja çeke e futbollit ka mbërritur në Tiranë, ku do të luajë mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Air Albania” përballë Shqipërisë, në ndeshjen e vlefshme për grupin B1 të Ligës së Kombeve.

Konferenca zyrtare për median e Çekisë do të zhvillohet në sallën e konferencave të stadiumit “Air Albania” dhe do të nisë në ora 15:45, ndërsa stërvitja zyrtare e Çekisë do të nisë në ora 16:30 në “Air Albania” dhe do të jetë e hapur 15 minutat e para për median.

Shqipëria dhe Çekia janë përballur 4 herë mes tyre që nga koha kur Çekia u nda nga Sllovakia.

Deri tani statistikat flasin për epërsi të çekëve, të cilët kanë fituar 2 ndeshje, teksa një sfidë ka përfunduar në barazim dhe një fitore shënohet për Shqipërinë.

Sfida e parë për grupin B1 të Ligës së Kombeve 11 tetorit 2024 e luajtur në Pragë, përfundoi me fitoren 2-0 të çekëve me dy gola të Thomas Chory’.

Aktualisht grupi kryesohet nga Çekia me 7 pikë, teksa Shqipëria dhe Gjeorgjia kanë nga 6 pikë. Ukraina ndodhet në vendin e fundit me 4 pikë.

Share This