Përdoruesit raportojnë ndërprerje masive në platformën X

Përdoruesit raportojnë ndërprerje masive në platformën X

Platforma e medias sociale X përjetoi sot ndërprerje masive në nivel ndërkombëtar.

Mijëra përdorues gjermanë raportuan probleme në platforma të tilla si allestörungen.de, me më shumë se 2 500 ndërprerje të regjistruara në rrjet deri rreth orës 15:00 (13:00 GMT).

Kompania e analizave ”NetBlocks” raportoi ndërprerje për disa përdorues të X për herë të dytë brenda një jave.

Ndërprerjet nuk lidheshin me ndërprerje të internetit ose filtrim në vende specifike.

Shkaku i ndërprerjes fillimisht ishte i paqartë.

X, i njohur më parë si Twitter, u ble nga miliarderi Elon Musk në vitin 2022., raporton atsh.

Share This