Përditësimi i fundit nga KQZ, procesohen 99.72% e votave

Përditësimi i fundit nga KQZ, procesohen 99.72% e votave

Të paprocesura për të përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta për zgjedhjet kanë mbetur edhe 7 vendvotime.

Sipas të dhënëave të fundit të dhëna në urbfaqe të Komisioni Qendror të Ygjedhjeve, nga 2533 vendvotime, deri në orën 22:12 të së mërkuës janë procesuar 2526 ose 99.72 për qind.

Nga procesimi i 2526 vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka 40.84 për qind të votave, apo 341 mijë e 672 vota. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 184 mijë e 499 vota apo 22.05 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e treta me 17.67 për qind apo 147 mijë e 827 vota. Koalicioni AAK-Nisma, konservatorët dhe intelektualët ka marrë 62 mijë e 309 vota apo 7.45 për qind, si subjekti i fundit që ka siguruar kalimin e pragut prej 5 për qind. Lista Serbe ka marrë 38 mijë e 83 vota ose 4.55 për qind. Ndërsa Koalicioni për Familje ka marr 2.26 për qind ose 18 mijë e 905 vota. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skenderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit.

Kurse proces i numërimit të votave për kandidatët për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike ka filluar të martën në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh.

Gjatë procesit të numrimit u shfaqën problem, përfshirë rënien e shpeshtë të sistemit, si pasojë e së cilës u desh që të rinumërohen kutitë që ishin numëruar më herët.

Ende nuk dihet se sa do të zgjasë procesi i numërimit të votave për ata që garuan për Kuvendin e Kosovës, ndërkohë që disa komuna ende nuk kanë filluar numërimin, pasi duhet të kryejnë përgatitjet teknike dhe administrative të nevojshme.

Vetëm pasi të përfundojë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i atyre për subjektet politike, do të vazhdohet me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre nga diaspora.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, numri i zarfeve me fletëvotime me kusht, që janë pjesë e votimit me kusht nga dita e zgjedhjeve më 9 shkurt në 38 qendrat e votimit me kusht, është 12 mijë e 801 vota.

Sipas procedurave të KQZ-së, këto zarfe me fletëvotime do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta.

Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597 vota. /rtk/

Share This