Përballje titanësh në “San Mames”, Man United apo Tottenham?

Përballje titanësh në “San Mames”, Man United apo Tottenham?

Totenhemi dhe Manchester United diskutojnë sot në “San Mames” finalen e parë europiane të sezonit, atë të Ligës së Europës, me shpresën për të fituar një biletë në Champions dhe për të shpëtuar pak krenari pas sezoneve zhgënjyese.

Pas një përvoje të vështirë në Premier Ligë për të dyja klubet, me një total prej 39 humbjesh, që i lënë ato në vendet e 16-të dhe të 17-të në tabelë respektivisht, të dy trajnerët do të përpiqen të prodhojnë 90 minuta për të ngushëlluar veten dhe tifozët.

Ange Postekoglu deklaroi se “gjithmonë fiton” një trofe në vitin e tij të dytë në krye të klubeve, ndërsa “Djajtë e Kuq” janë të pamposhtur në Evropë dhe kanë shijuar një udhëtim emocionues gjatë gjithë fazave eliminatore.

Pas fitores ndaj Ajaksit në këtë kompeticion në vitin 2017, Unitedi humbi ndaj Villarealit në penallti në finalen e vitit 2021.

I pyetur në konferencë nëse fitorja do të shpëtonte sezonin e Unitedit, trajneri portugez tha: “Nuk mendoj se për mua bëhet fjalë për një të ardhme të re, por kjo do të na ndihmonte për ta përfunduar sezonin.

Shumë njerëz do ta shohin skuadrën tonë në një mënyrë të ndryshme, sepse të fitosh një titull Europian është me të vërtetë e rëndësishme. Por asgjë nuk do ta ndryshojë sezonin tonë. Lojtarët e dinë, tifozët e dinë dhe stafi e di. Por duke fituar një titull Europian, mund të na ndihmojë që të kemi ndjesinë se mund të na ndihmojë për të ndërtuar të ardhmen.

Unë vij nga një klub si Sportingu, që për të mbijetuar dhe mbajtur lojtarët, ti duhet të jesh në Champions. Por ky nuk është rasti këtu. Manchester United  ka të ardhura edhe pa Ligën e Kampioneve.

Është një klub i madh, me shumë tifozë në të gjithë botën. Është një markë e madhe. Ne thjesht duhet të jemi të fokusuar dhe të bëjmë gjërat në mënyrën e duhur. Unë luaj gjithnjë për më shumë se veten. Unë stërvit për lojtarët e mi, stafin dhe veçanërisht tifozët tanë. Kemi rikthyer disa nga lojtarët dhe kemi pasur një javë kohë për ta përgatitur ndeshjen”.

Share This