Përballja sy me sy, Stresi – Vullnetit: Mirë që u takuam në Big Brother, po të kisha parë jashtë do të kisha rrahur (VIDEO)
Stresi ka hyrë për 24 orë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
Rap-artisti e ka paralajmëruar Vullnet Krasniqin për një storie që e ka bërë si gazetar.
Ishte Vullneti i cili e pyeti fillimisht se a e ka parë.
“A e ke parë storien që është bërë në katund tëndin”, iu drejtua Vullneti – Stresit.
Megjithatë ky i fundit i tha se ka gabuar në lidhje me këtë, pasi sipas tij, nuk ka të bëjë asgjë me të.
“Nuk është katundi im, ke gabuar në qasje, por do ta flasim, kam ardhur këtu që të diskutojmë, pres një bisedë profesionale me ty, me ty mundem të kuptohem me dy fjalë”, u shpreh Stresi.
E më vonë, ata kanë bërë një bisedë gjerë e gjatë në lidhje me këtë që ka zhvilluar Krasniqi.
“Më vjen mirë që jemi takuar në Big Brother, e po i lëmë këtu, për mua nëse ishim takuar ndryshe, nëse ishim parë në rrugë ndoshta ishim kap, po ta garantoj këtë gjë, skandal ish bërë, të kisha rreh prapë. Po e kisha ditur se do isha hy në burg”, tha ai.
Tutje theksoi: “Nuk kam ardhur të të kërcënoj, kam ardhur për të mbyllur muhabetin me ty”.