Për tri javë Parisi në frymën e Lojërave Olimpike 2024 – sa kushtojnë biletat?
Lojërat Olimpike të verës 2024. Cilat janë llojet e reja të sportit që marrin pjesë? Sa kushton një biletë? Dhe sa të sigurta janë lojërat? Sa sportistë marrin pjesë?
Rreth 10.500 atlete dhe atletë nga 206 kombe të ndryshme marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Francë. Për 19 ditë me radhë nga 26 korriku deri 11 gusht, ata garojnë në 32 lloje të ndryshme sporti për të marrë një vend në shkallëzën me tre shkallë. Gjithësej jepen 329 medalje të arta.
Mes yjeve të mëdhenj të lojërave të verës numërohet gjimnasten amerikane, Simone Byles. Fituesja e katër lojërave olimpike u desh të luftonte me problemet psiqike në Lojërat e Tokios, katër vjet më parë. Në atletikën e lehtë, ylli kenian i maratonës Eliud Kipchoge do të marrë për herë të parë në histori, medaljen e tretë të artë, njërën pas tjetrës.
Yjet kryesore
Sytë e botës së sportit do të përqëndrohen tek ekipi amerikan i basketbollit. Elita botërore e basketbollit do të shkojë në Paris me LeBron James, Stephen Curry dhe Kevin Durant. Kurse futbollisti Kylian Mbappé nuk merr pjesë. Superstari francez nuk ka marrë lejen nga klubi i ri ku merr pjesë, Reali i Madridit.
Atletët e veçantë rusë dhe belarusë do të futen në garim vetëm me flamur neutral. Himnet kombëtare të tyre nuk do të luhen dhe ata nuk lejohet të tregojnë simbole kombëtare, ekipet nga të dy këto vende janë përjashtuar komplet nga lojërat. Përveç kësaj është vendosur si kusht që pjesëmarrësit të mos kenë asnjë lloj lidhjeje me ushtrinë ruse apo organet e sigurimit. Arsyeja ka të bëjë me luftën ruse në Ukrainë.
Sa spektatorë pritet të ketë? A ka më bileta?
Organizatorët presin që të ketë 15 milionë vizitorë. Megjithatë në bursat zyrtare të biletave të Lojërave Olimpike në Paris ka ende bileta për aktivitete të cakuara. Me çmimin 15 euro, biletat e futbollit janë biletat më të lira. Biletat për vaterpolo ose kajak-sllallom janë për shembull 24 euro.
Kush do që të shohë aktivitete të preferuara si not apo gjimnastikë duhet të paguajë shumë më tepër se 100 euro. Për këto aktivitete ka ende bileta vetëm për klasat e çmimeve të shtrenjta. Aktiviteti më i shtrenjtë është ceremonia e hapjes, ku bileta më e lirë kushton aktualisht 500 euro (data 16 korrik).
Ku zhvillohen garat?
Ka 35 vende, disa prej të cilave nuk janë në Paris. Kështu për shembull pentatloni modern dhe garat me kuaj do të zhvillohen para Kështjellës së Versajës. Futbolli do të luhet në stadiumet e gjithë vendit, hendbolli do të luhet në Lilë.
Surfistët i fillojnë garat madje jashtë kufijve të shtetit francez, në Tahiti, ishullin më të madh të Peloponezit francez.
Por pjesa më e madhe e sportistëve garon në qendër të kryeqytetit francez. Gëzim të madh duhet të kenë vojlebollistët e rërës, sepse luajnë me shikim nga Kulla Eifel.
Festimet e hapjes nuk do të zhvillohen si gjithnjë në stadium, por do të lëvizin nëpër Paris duke udhëtuar me 160 varka me të cilët sportistet dhe sportistët do të lundrojnë nëpër Senë.
Ende nuk është e sigurt nëse garat në ujë dhe noti në trialon do të zhvillohet sipas planeve në Senë. Arsyeja është se uji i Senës ka qenë për një kohë të gjatë i infektuar me patogjenë. Dy javë para fillimit të lojërave qyteti i Parisit dha paralajmërimin e bërë me kujdes. “Në 10 ose 11” ditët e 12 ditëve të fundit, uji ka qenë i pastër sa duhet, për të zhvilluar garat e notit, tha një zëdhënës i qytetit.
Cilat sporte marrin pjesë për herë të parë?
Një herë në katër vjet lloje të reja sportesh bëhen sporte olimpike. Në Lojërat e fundit verore të Tokios, morrën pjesë për herë të parë skateboarding, ngjitjet sportive ose basketbolli tre me tre.
Në Paris, merr pjesë për herë të parë “Breaking”, i njohur edhe si breakdance. Atletet dhe atletët futen në një betejë kërcimi dhe improvizojnë me një muzikë dhe koreografi që nuk e kanë njohur më parë. Një zhuri vendos kush fiton.
Në shumë lloje sporti janë bërë ndryshime të vogla. Kështu për shembull do të ketë një garë të re në Kajak Cross. Tifozët e karatesë, bejsbollit, softbollit do të mërziten, sepse këtyre sporteve u është vënë viza. Edhe ecja 50 kilometrëshe nuk do të zhvillohet më.
Sa të sigurta janë Lojërat?
Dhjetra mijëra punonjës të policisë dhe ushtrisë do të jenë në punë çdo ditë për të siguruar Lojërat. Këtyre u shtohen forcat private të sigurisë. Për të patur personelin e mjaftueshëm, qeveria e shkurtoi specilizimin e tyre duke e bërë 3 javë, futi shpërblime për personelin dhe specializoi për Lojërat, personel nga sektorë të tjerë.
Vizitorët dhe banorët do të kenë nevojë për Kodin QR, për të kapërcyer kontrollet e policisë. Qarkullimi do të kufizohet, stacione të caktuara të metrosë do të bllokohen krejt.
Në punë do të vihen edhe sisteme kamerash të drejtuara me Inteligjencë Artificiale (IA). Ato do të dallojnë lëvizje të pazakonshme të masave të njerëzve apo armëve. Ky program nuk do të përdoret për njohjen e fytyrës.
Aktivitetet e mëdha siç janë Lojërat Olimpike janë objektiva të mundshëm sulmet terroriste. Me sulmin kundër Charlie Hebdo ose atë në Bataclan, Franca është një nga vendet që ka qenë disa herë objektiv sulmesh terroriste.
Për festimet e hapjes, që janë me rrezik të madh, qeveria uli kontigjentin e spektatorëve. Për një kohë të gjatë u mendua zhvendosja e tyre në një vend tjetër. Por aktualisht duket se festimet do të zhvillohen në Senë.
Sa prezervativë ka për sportistët?
Mbas ndalimit të marrëdhënieve intimite në Tokio, për shkak të COVID-19, sportistet dhe sportistët do të lejohen të kenë seks në Paris. 300.000 prezevativë janë vënë në dispozicion në Fshatin Olimpik, rezidencën e 9 mijë sportistëve aktivë. Megjithatë atje nuk do të ketë alkool. Por mbase bufeja me ushqime, 350 metra e gjatë do të mjaftojë për të ngushëlluar sportistet dhe sportistët./DW